Idrizi : PS Bashkinë e Sarandës e fitoi me votat e PDIU, por nuk e di pse nuk na duan

20/04/1618:48

Shperndaje:


edi-rama-shpetim-idriziPartia Socialiste Bashkinë e Sarandës e ka fituar fal votës së çamëve dhe kontributin e dhënë nga PDIU. Kështu i tha Eni Vasilit në “Studio e Hapur”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi duke theksuar se, partia e tij duhet të përfaqësohet dhe në pushtetin qendror.
PDIU ka në Parlament katër deputetë dhe deri tani përfaqësohet vetëm në nivel zv.ministrash. Sa i takon pushtetit lokal, Idrizi tha se katër kandidatët e saj dolën fitues në zgjedhje dhe i kujton Ramës se Bashkinë e Sarandës e fitoi falë votës së çamëve.
“Dua të them qartë se kontributi që kemi dhënë ne në zgjedhje është kontributi i PDIU dhe atyre që na kanë mbështetur. Realisht nuk e di arsyen se pse PS dhe Rama e ka shtyrë në kohë këtë marrëveshje. Ky është problemi i Ramës. Unë mund të them qartë se ne kemi qenë kontributor dhe kemi dhënë votat, por nëse nuk na duan është problemi i tyre. Ne jemi të gatshëm që të shohim rrugën tonë dhe mundësitë të tjera janë të pafundme”, tha Idrizi.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.