Identifikohet personi i mbytur në Vrion

18/01/1914:27

Shperndaje:


Është identifikuar personi i mbytur  një muaj më parë në Vrion.
Identifikimi i tij është bërë vetëm pas publikimit të dëshmive të disa personave, të cilët e kishin takuar disa orë përpara se ai të gjendej i mbytur në një kanal në Vrion.
Gjatë dëshmive të tyre të publikuara në Report Tv, ata kanë sjellë disa të dhëna për origjinën e personit, cka ka bërë që familjarët e tij të vijnë për të verifikuar në morgun e Sarandës.
Ai  quhet Mejtim Munguri, 52 vjec me origjinë nga fshati Grevë i Peshkopisë. Ai ishte i divorcuar gjatë kohëve të fundit dhe ishte nisur për të punuar në Sarandë.
Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se Mejtim Munguri ka rënë aksidentalisht në kanalin ku u gjend i mbytur nga një urë që shërben për hyrjen në parcelat bujqësore dhe e cila ka qenë në një gjendje të amortizuar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.