Ibrahimi takim me drejtuesit e prokurorisë Sarandë. Çfarë u diskutua
Në vazhdën e takimeve me stafet e prokurorive të rretheve gjyqësore në vend, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka zhvilluar takimin e radhës me drejtuesit e prokurorive të rrethit Gjirokastër dhe Sarandë.
I shoqëruar nga drejtuesja e departamentit Ligjor në këtë institucion, Edlira Cimbi dhe këshilltari pranë Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve Arben Shkëmbi, ai është njohur nga afër me problematikat e përditshme të punës së prokurorive në rrethe.
Hartimi i dy rregulloreve, atë për Lëvizjet Paralele dhe Ngritjen në Detyrë, ishte një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimit, ku me propozim të Ibrahimi u dakordësua për një gjithëpërfshirje më të madhe të prokurorëve dhe Këshillit në këtë proces.
Me interes të veçantë është trajtuar edhe një ndër problemet më të shpeshta sa i përket shtimit të numrit të oficerëve gjyqësorë pranë prokurorive teksa lipset nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë dhe efektiv mes oficerëve gjyqësore dhe prokurorëve, domosdoshmëri kjo që lind edhe nga ngarkesa e punës sidomos në këto dy prokurori.
Në takim u diskua gjithashtu edhe mbi nevojën për një mirëmenaxhim të imazhit të sistemit të prokurorisë në tërësi. Nevoja për komunikimin publik dhe rëndësia e kultivimit të imazhit të institucionit për hir të sigurisë dhe reputacionit të imazhit të prokurorit ishte ajo çka kreu i Këshillit i propozoi drejtuesve të prokurorive, për të rritur besimin e publikut si dhe për të përmirësuar punën e përditshme të prokurorëve. /atsh
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
24/07/2014:30
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
24/07/2014:30
Lavazh në Ksamil kërkon të punësojë lavazhier me eksperiencë
24/07/2014:30
Deutschcolor Sarande kërkon të punësojë shofer për transport
24/07/2014:30
Hekuran Halili vlerësohet me Çmimin e Parë në “Nuovi Occhi sul Mugello”
24/07/2014:30
Policia gjunjëzon dhe prangos polakun në Sarandë – VIDEO
24/07/2014:30
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
24/07/2014:30
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
24/07/2014:30
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
24/07/2014:30
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
24/07/2014:30
Rezervime
Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
24/07/2014:30
Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
24/07/2014:30
City Glow – Apartament me 2 dhoma
24/07/2014:30
Apartament 1+1
24/07/2014:30
The City View Penthouse
24/07/2014:30
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
24/07/2014:30
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
24/07/2014:30
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
24/07/2014:30
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
24/07/2014:30
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
24/07/2014:30