I zhdukur prej 8 vitesh, dyshohet se ndodhet në Sarandë

15/12/1820:45

Shperndaje:


Gjeto është babai i gjashtë fëmijëve dhe ka humbur kontaktet me familjen më 7 tetor të vitit 2010. Dyshohet se ai jeton në Sarandë, ndërsa gjatë emisonit ka pasur të dhëna se ai mund të jetojë edhe në Fier. 

Kush është Gjeto Smajli?

Me origjinë nga Zejmeni i Lezhës, Gjeto është babai i gjashtë fëmijëve. Ai u martua me Marian dhe sakrificat ishin të mëdha, pasi shtëpia ishte vogël për një familje  kaq të madhe. 62-vjeçari merrej me punë bujqësore në fshat për të mbajtur anëtarët e familjes së madhe. Me një karrocë me kale, që e kishte ndërtuar vetë, shkonte në cdo familje që kishte nevojë për punë. Me paratë që grumbullonte, dëshira e një kryefamiljari që i kishin rënë të gjithë hallet e familjes ishte së paku të zgjeronte hapësirën, ku ata jetonin dhe të blinte një shtëpi tjetër më të madhe. Gjeto nuk dinte as shkrim, as këndim madje nuk njihte as orën.

4-ditët e fundit para se të zhdukej në mënyrë të mistershme, Gjeto pyeste shpesh të shoqen Marian sa ishte ora. Kur bashkëshortja e pyet se mos kishte ndonjë problem, përgjigja e 62-vjeçarit ishte se duhej te ishte i perpiktë në një takim, që kishte lënë me një shokun e tij.

Por se cili ishte ky shok, Gjeto i tha të shoqes se nuk e njihte. Pas pothuajse një javë, nga ky episod Gjeto sic do ditë kthehet nga puna dhe bëhet gati për të dalë, rreth orës 18:00 të pasdites. Maria e pyet për destinacionin dhe ai i pohon të njëjtën gjë, se do të shkonte të takonte shokun. Ora kishte ardhur për Gjeton, pasi ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Në studion e emisionit “Pa gjurmë” ka qënë djali i tij Ndue, ai i cili ka kërkuar të atin duke i bërë thirrje që të kthehet dhe të vazhdojnë aty ku e ka lënë.

Ai shprehet se i vetmi informacion që kanë mundur të mësojnë nga bashkëfshatarët është se e kishin parë në Zejmen, në orët e vona të mbrëmjes ulur në një gurë, i vetëm dhe i mendueshëm.

Ndërsa një tjetër person nga fshati Tale, i ka pohuar se e ka parë babanë e tij në Sarandë teksa punonte si bari. 

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.