I zhdukur prej 3 muajsh, familja apelon per ndihme

22/05/1814:15

Shperndaje:


Fotoja që jeni duke parë i përket 25 vjeçarit Algert Sinani, banor i fshatit Kalasë. Prej rreth 3 muaj 25 vjeçari Algert Sinani, djali i vogël i Sinan Sinanit, është larguar nga banesa e tij në fshatin Kalasë dhe familja nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar. Që kur është larguar në asnjë rast nuk ka kontaktuar me familjen e tij.
Shqetësimin për largimin e 25 vjeçarit Algert Sinani e ka bërë publike sot, dajua i djalit, Abedin Ogiçi. Sipas dajos së djalit, Algerti, që në fshat ishte bari me dhi, është djalë i qetë dhe i papërzier me askënd. Eshtë i gjatë rreth 1.60, ndërsa kujton se dita kur është larguar nga banesa ka qenë mes shkurti dhe ditë me shi. Madje para dy vitesh Algertit i ka vdekur edhe e ëma.
Kush e njeh dhe e ka parë apo ka infoarmacion se ku mund të ndodhet të njoftojë në numrin e telefonit 0697710085 ose ne Saranda Web

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.