I vódhën anglezit paratë dhe sende të tjera, njëri nga hájdutët arrėstohet nga pólícia

Policia njofton se është arrestuar një shtetas 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në Parkun e Llogorasë, në vendin e quajtur “Sheshi i parashutave”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i kanë vjedhur një shtetasi anglez një shumë parash prej 20.000 lekë dhe disa sende personale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër bashkëpunëtor.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.