I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet nga policia

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është ndaluar një shtetas 23 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të vjedhjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.