Homazh për maturanten ANA LUIZA
Unë, njeriu i sertë, që flas pak e dukem i paepur, dorëzohem e derdh lotë edhe për një zogth që ka rënë nga çerdhja ende pa iu rritur krahët për të fluturuar. Por, kur pashë në Facebook portretin e Ana Luizës, shoqëruar me shkrimet e shokëve e shoqeve të saj aq të dhimbshme e trishtuese, po aq të pabesueshme për mua, nuk lotova, por kalova në një gjëndje ngrirjeje, si i thonë, gjëndje shoku. Tronditëse!
Unë e njihja këtë vajzë. Ishte maturante sivjet. Ajo kishte gjithçka që i do zemra një të riu. Ishte e shëndoshë, e hijshme, gazmore, kurajoze, e shkathët dhe mjaft e gjallë në komunikim. Ishte e spikatur midis shokëve me humorin e këndshëm, me vështrimin e mprehtë e buzagazin e saj tërheqëse. Në një takim në Gjimnazin Qazim Pali të Borshit në muajin e letërsisë ajo më kishte bërë pyetje majft interesante, që i jepnin gjallëri bisedës dhe mua më bënte më të hapur me bashkëbisëduesit. Prania e saj gjithmonë e zbukuronte grupin.
Dhe, për çudi, pas asaj gjëndjeje tronditëse, nuk më ikën lotë, por më lindi pyetja: Ç’është jeta? Çfarë kuptimi ka jeta? A është i drejtë Zoti që këput një lule nga lëndina e lë lisa me zgërbonja rrënjëkalbur? Si mund të ndahet nga grupi krejt pa pritur një e re plot vitalitet, e të lërë atje një vend bosh, që asgjë nuk mund ta zëvendësojë?! Më besoni se miliona njerëz në pragun e vdekjes, mendojnë: «Ah, sikur të mund të jetoja edhe një herë nga fillimi! Do të kisha jetuar krejtësisht ndryshe!» Është gjë e lehtë që një nxënës të blejë një fletore të re e t’ia nisë edhe një herë prej fillimit, kur nuk ka punuar mirë me të e mësuesi ia ka mbushur me shënime, por kjo nuk është e mundshme me jetën! Nuk mund ta zëvendësosh shoqen e klasës, një pjesë të zemrës sate…
E mrgjithë atë, me shpirt e me zemër dua t’u shpreh ngushëllimet më të thella e të sinaqerta familjes së saj, shokut të saj, që nuk e njoh dhe e di që vuan shumë, shokëve të klasës, të shkollës e mësuësve të saj! Me siguri Zoti do ta mbaj nën syrin e Tij!
E pamundur të harrohet kujtimi i saj…
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Sherr në Bulevardin e Sarandës, i riu goditet me levë, transportohet në spital
19/03/1913:03
Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO
19/03/1913:03
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
19/03/1913:03
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
19/03/1913:03
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
19/03/1913:03
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
19/03/1913:03
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
19/03/1913:03
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
19/03/1913:03
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
19/03/1913:03
SYRI I KALTER
19/03/1913:03
Rezervime
Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
19/03/1913:03
Apartament Ionian Saranda Sea
19/03/1913:03
Apartament 1+1 me pishinë
19/03/1913:03
Dhoma Ksamil
19/03/1913:03
Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
19/03/1913:03
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
19/03/1913:03
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
19/03/1913:03
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
19/03/1913:03
Suvenire nga Saranda
19/03/1913:03
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
19/03/1913:03