Himarë: Kisha & Manastiri Shën Maria

01/02/1612:18

Shperndaje:

Himarë: Kisha & Manastiri Shën Maria
Në të djathtë të rrugës nacionale Vuno – Himarë në kodrën mbi qafën e Vishës në vendin e quajtur Skutaria ndodhet Kisha & Manastiri Shën Maria për të cilën specialistët e DRKK Vlorë po përgatisin dokumentacionin teknik dhe historik për vlerat monumentale dhe artistike të pastudiuara më parë. Në manastirin pjesërisht të rrënuar ruhet ende kisha me mure solide dhe gjysëm e mbuluar e cila mendohet të jetë e ndërtuar në fillim të shekullit të XVIII-të.

Në paretet e brendshme të mureve të kishës shihen piktura murale të punuara me shumë mjeshtëri nga një dorë profesioniste. Në kompleksin e manastirit ka dhe ndërtime të tjera siç janë konakët,dy sterra,një pus dhe fragmente të mureve rrethues. I vendosur në qendër të një lëndine të rrethuar nga lisa shekullorë nga ku duken bukur malet e Vetëtimës dhe ujërat e detit Jon ky manastir ka vlera ndërtimore, historike dhe turistike për trashëgiminë. Saranda Web

Himarë: Kisha e Manastirit të Shën Mërisë


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.