Hajdutët sulmojnë fshatrat, por natën e kaluar dështuan në 2 raste

Hajdutët sulmojnë fshatrat, por natën e kaluar dështuan në 2 raste.
2 raste tentativash për vjedhje janë shënuar natën e kaluar në fshatrat e Sarandës.
Rastet janë shënuar në fshatin Vagalat, Bashkia Finiq, ku hajdutët kanë tentuar të vjedhin 2 banesa, ku nuk ka patur persona brenda.
Banesat u përkasin një 49 dhe një 53-vjecari, të cilët ndodhen në vendin fqinj si emigrantë.
Nga ana e saj policia ka bërë konstatimin pas njoftimit të marrë prej fqinjëve dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

loading...
loading...