Grupimi “Dhjetor ’90” i bashkohet Lëvizjes “Basha IK”

28/06/1714:23

Shperndaje:


Pas kërkesave publike që i janë bërë deri më tani Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen si përgjegjësi kryesor i i humbjes së thellë të PD, ka reaguar edhe grupimi “Dhjetor 90”.
Në një deklaratë për mediat, dhjetoristët jo vetëm që i bashkohen kërkesave për dorëheqjen e Bashës, por e kërkojnë atë menjëherë, jo vetëm për humbjen katastrofike të Partisë Demokratike, por për gjithë përçarjen dhe atë që ka shkaktuar në këtë parti, që lindi si shpresa më e madhe 27 vite më parë.
DEKLARATA:

“Humbja poshtëruese që pësoj opozita në zgjedhjet e të dielës ka shokuar idealistët dhe veprimtarët e grupimit tonë në mbarë vendin. Partia Demokratike, demokratët dhe qytetarët shqiptarë nuk e prisnin dhe aq më pak e meritonin këtë humbje dramatike. Përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin actual Lulzim Basha pasi ai në këto katër vite të drejtimit të PD-ës e ka përkeqësuar jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve të 2013-ës, por ka minuar dhe shkatërruar plotësisht demokracinë e brendëshme të kësaj partie e cila edhe më parë ka vuajtuar nga mungesa e saj.
Deklarata e sotshme e zotit Basha “as mish, as peshk” për ngrirje të mandatit si kryetar dhe delegim të funksioneve organizative për thirrjen e kuvendit të ri tek nenkryetarit dhe sekretari I përgjithshëm vetëm sa e ka përkeqësuar statusin e tij moral.
Veprimet e Bashës janë krejtësisht në kontradiktë me pretendimet e tij për gjoja formim perëndimor që ai i shprehu pa pikë modestie edhe përmes spoteve elektorale në fushatën e tij krejtësisht përsonale.
Është rast unik në historinë e këtyre 27 viteve që një kryetar opozite të shpallë vetën kryeministër pa ekip, pa ministra, është rast unik për një kryetar partie të përcaktoj edhe listat e këshilltareve të bashkive të vendit sic ishte rasti I zgjedhjeve locale në zgjedhjet e 2015 të cilat u humbën me po të njëjtin thellësi si këto të së dielës.
Eshtë rast I vetëm që një kryetar partie ti hajtoj listat për deputet pa miratimin e asnjë forumi të partisë.
Këtë lloj lidershipi që ka treguar Basha do ta kishte lakmi vetëm Edi Rama me te cilin si duket kane bere marreveshje afatgjate por krejtesisht jo transperente dhe aq me pak efektive per demokracine dhe pluralizmin.
Më e pakta që duhet të bënte Basha ishte dorëheqja pa asnjë kusht.
Pas deklaratës për “ngrirje” të mandatit të kryetarit nga zoti Basha pati shumë reagime nga ish eksponentë të lartë të PD-së të gjitha në të njëjtën linjë me kërkesën e vetme dorëheqjen e tij.
Ai duhet ta respektojë këtë verdict, në të kundërt Këshilli Kombëtar I PDSH duhet të mblidhet urgjentisht dhe të marrë vendime për organizimin e Kuvendit Kombëtarë pa Lulzim Bashën.
Grupimi “Dhjetor 90” e ndjen obligim qytetarë të bëjë cdo përpjekje për ta vitalizuar Partinë Demokratike, për tjua kthyer atë anëtarësisë së saj, për ta shndërruar Partinë Demokratike në parti të shpresës dhe besimit të shqiptarëve sic ajo u themelue prej nesh në dhjetor të 90-ës.
Ne do të bashkëpunojmë me cdo anëtarë të ri dhe të vjetër të Partisë Demokratike për ta arritur këtë synim.” – përfundon deklarata e Grupimit “Dhjetor ’90”

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.