Goditi mjekun në spitalin e Sarandës, shpallet në kërkim

Sarandë, Policia njofton se ka shpallur në kërkim një shtetas 37 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Shpallja e tij në kërkim u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas në ambientet e Spitalit të Sarandës ka goditur me grushta një mjek për shkak të detyrës.
Po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.