Goditet nga një automjet, vdes në vendngjarje një person

Një person është aksidentuar për vdekje përpara pak castesh në një fshat te Bashkise Finiq
Sipas policise rreth orës 16:30, në fshatin Qesarat, automjeti tip Kamion-Man, me targë SR 7476 B, me drejtues shtetasin S.B., 58 vjeç, banues në fshatin Gravë, ka goditur aksidentalisht, shtetasin N.B., 80 vjeç, banues në fshatin Qesarat.
Për pasojë personi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin S.B., për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Mesohet se drejtuesi i mjetit e kishte dajen e gruas viktimen dhe ngjarja ka ndodhur kur po shkarkoheshin disa materiale ndertimi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

loading...
loading...