SHARE

Gjoba, heqje patente dhe 3 të arrestuar nga policia në rrugët e Sarandës.
Gjatë një kontrolli që ka vijuar mëngjesin e sotëm nga Strukturat e Policisë Rrugore në Sarandë në bashkëpunim me Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është bërë i mundur konstatimi dhe arrestimi ne flagrancë 3 shtetas :
Një 18 vjeçar, banues në Sarandë, pa leje drejtimi,
Një 18 vjeçar, banues në Ksamil, pa leje drejtimi,
Një 22 vjeçar, banues në Sarandë, pa leje drejtimi.
Ndërsa në Sarandë janë pezulluar edhe 11 Leje Drejtimi dhe janë vendosur dhjetra gjoba për rrip sigurimi, shpejtësi tej normave të lejuara, për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe pjesa tjeter për shkelje të ndryshme.

loading...
loading...