Gjendet predhë e Luftës II Botërore në Malin e Murganës

mali i murganesNjë predhë e pashpërthyer është gjetur në Malin e Murganës gjatë ditës së djeshme.
Predha që mendohet të jetë e Luftës II Botërore dhe që peshon rreth 300 kg është gjetur nga grup ekskursionistësh në pjesë greke të malit.
Mali i Murganës ndodhet në juglindje të Sarandës në kufirin shqiptaro-grek dhe ka lartësi 1806 metër.
Predha të tilla janë gjetur shpesh nga banorët e zonës, por në shumë raste këto predha kanë rezultuar burim fatkeqësish, sidomos kur ato janë gjetur nga fëmijë.

loading...
loading...