Gjendet nje person i mbytur ne kanal

Rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Velahovës” Bistricë, është gjetur një shtetas i pajetë në një kanal me ujë.

Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.

Dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.

Po punohet për identifikimin e plotë të tij.

Në venndngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.