Gjendet në Kanalin e Çukës pas 3 ditësht trupi i Arben Shaqirit

15/05/1911:56

Shperndaje:


Tre ditë pasi u vetëmbyt në lumin e Bistricës, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të Arben Shaqirit. Raportohet se trupi është gjetur shumë pranë vendit ku 55-vjeçari u mbyt pasditen e së dielës së kaluar.

Familjarët ditën e djeshme kanë akuzuar se nuk ka nisur në kohë kërkimet për trupin e tij. Në një prononcim për Report Tv, kreu i komunitetit rom në Sarandë, Ramiz Begani akuzoi se ndonëse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, polumbarët nuk kishin ndërmarrë asnjë lloj operacioni.

Sipas dëshmitarëve, Shaqiri ishte nisur për tek varrezat e djalit të vogël 6-vjeçar i cili në vitin 2005, u përdhunua dhe më pas u vra dhe nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Përpara se të vetmbytej, Arben Shaqiri i ka dhënë djalit 15-vjecar 3 mijë lekët e fundit që kishte në xhep dhe i kërkoi të largohej në shtëpi, duke shkuar drejt lumit ku u mbyt.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.