Gazrat, makinat e prodhuara para vitit 2002 do të bllokohen

15/12/1512:10

Shperndaje:

Gazrat, makinat e prodhuara para vitit 2002 do të bllokohen

Makinat e vjetra rrezikojnë të mos e kalojnë kolaudimin. Ministria e Mjedisit bashkë me Ministrinë e Transporteve po hartojnë një udhëzim i cili do të ndryshojë normat e shkarkimit të gazrave. Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka paralajmëruar marrjen e masave që makinat të cilat kanë nivel të lartë shkarkimi të mos lejohen në qarkullim. “Ministria e Transportit së bashku me Ministrinë e Mjedisit, po merr masa konkrete që Shqipëria të jetë në të njëjtën linjë me kushtet e BE-së, për sa i përket qarkullimit të automjeteve Euro5”, – u shpreh Koka, gjatë një konference për shtyp.

Gazrat, makinat e prodhuara para vitit 2002 do të bllokohen

Nga ky ndryshim preken të gjitha makinat pas viteve 1986 deri në vitin 2002. Direktivat e Bashkimit Europian parashikojnë se makinat e këtyre viteve kanë nivel të lartë të shkarkimit të gazrave dhe nuk mund të qarkullojnë. Ky ndryshim vjen pas marrëveshjes së arritur në Paris e cila parashikon strategjinë afatgjatë për kufizimin e emetimeve të gazeve me efekt serë në atmosferë, si dhe qëllimin final për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius. Sipas Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri aktualisht ka një udhëzim për sa i përket shkarkimit të gazrave por që ende nuk është zbatuar sipas direktivave të BE-së.

Niveli i gazrave
Nga data 1 Korrik 2015, drejtuesit e automjeteve që do të bëjnë kolaudimin duhet të plotësojnë normat e rritura të shkarkimit të gazrave që variojnë nga 10 për qind për automjetet e vitit 1986 deri në 60 për qind për automjetet e vitit 2002. “Qytetarët mund të shikojnë vlerat aktuale të automjetit të tyre në certefikatën e kontrollit teknik të kryer një vit më parë, dhe nëse ato rezultojnë më të ulta se normat e përcaktuara nga Ministria e Transporteve, duhet ti normalizojnë ato.

Deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1 në rastet e motorëve diezel turbo. Nga 1 janari deri 30 qershor 2016, normës së BE-së i shtohet vetëm 1/2 përqindjes së aplikuar gjatë gjashtëmujorit paraardhës”, – thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Transporteve. Normat e lejuara të shkarkimit të gazrave sipas Direktivës së BE-së të miratuar në vitin 2009-s janë të vlefshme për periudhën pas 1 korrik 2016. Pra të gjitha makinat e vjetra rrezikojnë të mos marrin kolaudimin duke filluar nga 1 korriku 2016.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.