Gati konçensionet për kalatë dhe monumentet e kulturës edhe në Sarandë

24/03/1619:50

Shperndaje:


mirela kumbaro saranda webGati konçensionet për kalatë dhe monumentet e kulturës edhe në Sarandë
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar sot projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore.
Kumbaro ka bërë me dije se udhëzimi i Ministrisë së Kulturës, në thelb të të cilit qëndron ideja e partneritetit publik-privat, vjen pas analizës së detajuar të gjendjes se ku e kishin gjetur këtë sektor, kur qeveria e majtë kishte ardhur në pushtet dhe mundësitë financiare që ka shteti në këtë kuadër.
Udhëzimi i ministres parashikon dhe forma bashkëpunimi nëpërmjet fondacioneve jofitimprurëse, ndonëse nuk përcaktohet qartë se çfarë do të përfitojë shteti shqiptar nga këto OJF jo-fitimprurëse dhe si do konceptohet skema.
“Afati i lidhjes së kontratës për çdo kërkesë i propozohet ministrit të Kulturës nga ana e Komisionit për Menaxhimin e Pasurive Kulturore, përpara lidhjes së kontratës në rastet e procedurave pa konkurrim apo fillimit të procedurave të konkurrimit.
Afatet janë si më poshtë:
a) Për sipërfaqet deri 200 m², kohëzgjatja do të jetë nga 1 deri në 5 vjet;
b)Për sipërfaqet nga 200 m²–500 m², kohëzgjatja do të jetë deri në 10 vjet;
c)Për sipërfaqet mbi 500 m², kohëzgjatja e kontratës së qirasë do të jetë deri në 20 vjet”, shkruhet në udhëzimet e Kumbaros.
Skema koncensionare që i ka dhënë dritë jeshile Kumbaro, ka si objektiv parësor kalatë që janë pika atraksioni turistik, por dhe objekte të tjera më të vogla, por që kanë kapacitet turistik. Rajoni Sarandë – Delvinë numërojnë dhjetra objekte të rëndësishme të trashëgimisë

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.