Fshehu 36 kg kanabis në serbatorin e kamionit, arrestohet 59-vjeçari

07/12/1520:16

Shperndaje:

Fshehu 36 kg kanabis në serbatorin e kamionit, arrestohet 59-vjeçari

Policia e Sarandës ka sekuestruar 36.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa në pranga ka ëvnë shtetasin Adem Alushi 59 vjeç. Arrestimi i 59 vjecarit u bëg nga Shërbimet e Policisë të Pikës Kufitare “Qafë Bote” Sarandë, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e e tij  tip Kamion “Benz-Mercedez”, me targë: AA663FR, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike me peshë totale prej 36.5 kg “Cannabis”.

Fshehu 36 kg kanabis në serbatorin e kamionit, arrestohet 59-vjeçari

Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur brënda në depozitën e karburantit  (serbrator) në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e lëndës. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.