Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Butrinti do i jepet një fondacioni

12/10/1915:48

Shperndaje:


Pas njoftimit se Ministria e Kulturës ka nisur diskutimet për planin e menaxhimit të Parkut Arkoelogjik të Butrintit, dalin në dritë shqetësimet e para. Në një reagim publik, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka bërë me dije qëndrimin e tij.

“Pas interesit të shprehur nga disa media në lidhje me lajmin për dhënien me koncesion të parkut të Butrinti, Forumi dëshiron të sqarojë se: Kemi marrë prej disa muajsh informacione se Ministria e Kulturës po krijon terrenin e përshtatshëm për të dorëzuar menaxhimin e Butrintit në duart e një Fondacioni privat. Forumi është kundër ndërhyrjes së privatëve në menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, në formën e kafeve, restoranteve, PPP-ve, apo fondacioneve, pavarësisht nga emri dhe kontributet jotransparente që ofrojnë për ministritë”, thekson Forumi. Ky i fundit, i kërkon qeverisë që ta bëjë çështjen e të ardhmes së Parkut Arkeologjik të Butrintit dhe Parqeve të tjerë kombëtarë arkeologjikë, që ndodhen sot në gjendjen më të mjerueshme, objekt të një diskutimi të hapur midis specialistëve të mirëfilltë të arkeologjisë, restaurimit, menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe gjithë atyre që e vlerësojnë dhe e duan sinqerisht këtë trashëgimi.

Në ditët në vijim, thotë Forumi, do të ketë edhe një dalje publike dhe qëndrim të mëtejshëm ndaj kësaj çështjeje.
Sipas një postimi të ministres Margariti diskutimi për planin e menaxhimit ka nisur. Ndërkaq, nga vetë ministria mësohet se diskutimet do të vijojnë në Tiranë me grupet e interesit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.