Fluks në doganën e Morinës, për 3 orë 4 mijë mjete drejt bregdetit

22/08/2012:53

Shperndaje:


Vazhdon të ketë fluks intensiv në doganën e Morinës. Drejtues të Pikës së Kufirit tregojnë se fluksi më i ngjeshur ndodh në orët e mëngjesit, kryesisht nga ora 05.00 deri në orën 08.00 me pushues që kanë si destinacion bregdetin e Shqiërisë, por edhe në mesditë ka fluks të konsiderueshëm.
Që nga mëngjesi i kësaj të shtune deri në orën 8 kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë persona me rreth. Numri është më i madh pasi lëvizjet vijojnë edhe pas orës 8:00, por me fluks të ulët. Brenda orarit në fjalë janë futur për në Shqipëri 4000 mjete dhe autobuzë.

Për të lehtësuar kalimin në doganën e Morinit punohet me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar. Edhe në drejtimin Shqipëri-Kosovë ka fluks intesiv. Dogana e Kosovës punon gjithashtu me 6 spotele me procedurë të përshpejtuar.
Në orët e mesditës ka flusk të ngjeshur edhe të mjeteve të tonazhit të rëndë që kryejnë transport mallrash në të dy anët e kufirit të përbashkët. /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas protestës së familjarëve, reagon Prokuroria: Ne i kishim kryer veprimet hetimore
HOTEL EPIRUS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
Pulbardha Bay në Ksamil kërkon Zgarist dhe Tiganist. Ofrohet akomodim
Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.