Florjana Koka: Saranda dhe Ksamili marrin masat për sezonin turistik më të suksesshëm
Ceremonitë zyrtare që lidhen me çeljen e sezonit verë 2016 apo Panairin e Midhjes, do të kenë një zhvendosje në kohë, nga fillimi i majit në fillimin e qershorit. Kjo, nuk lidhet me ndonjë dëshirë për t’i anashkaluar e për të mos i vlerësuar këto evente, megjithëse gjithnjë ato mbeten ana simbolike e sezonit. Në perceptimin tim, askush, qoftë kjo edhe Bashkia e këtij qyteti, nuk mund të pretendojë se ka “çelësin” e sezonit dhe pa u hapur dera me ceremoni, ajo mbetet e mbyllur për flukset turistike. Jo, ato kanë nisur qysh kruazierën e parë të ardhur në prill me më shumë se njëmijë turistë që ishin hollandezët e Amerikës, apo me prenotimet online të mjaft agjencive turistike dhe prej hoteleve tona më të mira, që nuk kanë pritur ceremoninë tonë për të startuar sezonin e ri.
Në fakt Saranda, Ksamili dhe gjithë territori që përfshihet në Bashkinë e re, është duke u përgatitur më fort se asnjëherë më parë, për të patur një sezon turistik të mbarë, ndoshta më të suksesshmin e historisë 25 vjeçare. Nga Saranda në Ksamil, është si një kantier ndërtimi. Kjo, pasi mendoj që jemi kapur pas hallkës më kryesore për ofrimin e shërbimit më jetik në komunitet, që është sigurimi dhe furnzimi me ujë të pijshëm. Me investimin më të fundit që është duke u kryer falë kredisë së Bankës gjermane KFW. Megjithë situatën e rrëmujshme për momentin, që ka krijuar ky investim, jam e bindur se ai përfaqëson një investim serioz dhe një hap të madh e të rëndësishëm drejt asaj që unë kam premtuar dhe i qëndroj – që brenda mandatit tim, Saranda dhe Ksamili ta kenë të plotësuar kërkesën për 24 orë ujë në 24.
Kwstij synimi madhor I shwrben edhe investimi nw proces. Prandaj Saranda e fundprillit dhe e gjithë muajit maj sivjet, i përngjan një shtëpie që përgatitet më së miri për t’u shtruaer për miqtë dhe pueshuesit e kësaj vere. Do të ishte pa sens që në këtë përmbysje infrastrukturore që po ndodh ne të bënim nën trysninë e tradicionales, një ceremoni me rrugë dhe kanale të hapura dhe me makineri e tuba ujësjellësi nëpër këmbë.
Edhe pse qyteti ka këtë pamje kantieri që ka, ne kemi kohë që projektojmë dhe punojmë për të qenë i veçantë jo vetëm sezoni, por edhe festa e sezonit apo Festa e Midhjes, performanca e tyre apo edhe veprimtaritë apo produktet kulturore e artistike, që do të shoqërojnë pushuesin e kësaj vere. Datat 3 dhe 4 qershor do të jenë me plot veprimtari promovuese të sezonit verë 2016 dhe të Panairit të Midhjes, përfundon prononcimi i kryetares së Bashkisë Sarandë Florjana Koka.
.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
04/05/1618:46
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
04/05/1618:46
Sherr në Bulevardin e Sarandës, i riu goditet me levë, transportohet në spital
04/05/1618:46
Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO
04/05/1618:46
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
04/05/1618:46
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
04/05/1618:46
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
04/05/1618:46
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
04/05/1618:46
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
04/05/1618:46
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
04/05/1618:46
Rezervime
Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
04/05/1618:46
Apartament 2+1 – City Glow
04/05/1618:46
Apartament Ksamil 1+1
04/05/1618:46
Dhoma Ksamil
04/05/1618:46
Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
04/05/1618:46
Suvenire
Suvenire nga Saranda
04/05/1618:46
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
04/05/1618:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
04/05/1618:46
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
04/05/1618:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
04/05/1618:46