Fillon asfaltimi i rrugëve në Sarandë

18/02/1711:24

Shperndaje:


Ka filluar ditën e sotme asfaltimi i rrugëve ku gjatë muajve të kaluar janë kryer punime.
Prej më shumë se 1 viti në qytetin e Sarandës po kryhen punime për sistemin e ri të tubacionit të ujësjellësit dhe kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha.
Ditën e sotme ka filluar asfaltimi i segmentit mbi portin e Sarandës, aty ku punimet kishin filluar që prej tetorit të vitit të kaluar.
Ende nuk jepet ndonjë afat i përfundimit të asfaltimit të rrugëve brenda qytetit, por afati për përfundimin e tyre, sipas deklarimeve të kryetares së bashkisë Florjana Koka, ishte data 10 shkurt. rruget e sarandes

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.