Festohet 103-vjetori i policisë në Komisariatin e Sarandës – VIDEO

13/01/1614:43

Shperndaje:


Komisariati i Policisë Sarandë ka kujtuar sot 103-vjetorin e krijimit të saj. Ceremonia nisi me himnin kombëtar për të kaluar më pas tek fjalët e rastit. Komisar Asim Canaj në fjalën e tij bëri një historik të krijimit të forcave të policisë Shqiptare. Besim Sakajani shefi i komisariatit të policisë Sarandë kujtoi të gjithë ata punonjës të policisë që kanë rënë në krye të detyrës dhe ftoi të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje. Më tej Sakajani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin si dhe theksoi se nuk do të rreshtim asnjëherë për të kryer detyrën tonë kushtetuese. Të pranishmit i përshëndeti edhe nënkryetari i Bashkisë Sarandë Kristaq Kiço, duke i uruar forcave të rendit suksese në detyrën tuaj fisnike theksoi ai. Ceremonia vazhdoi me një koncert nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” e duke përfunduar me një kokteil të shtruar me këtë rast.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.