Festat e fundvitit, shperblim për pensionistët

15/12/1512:49

Shperndaje:

Festat e fundvitit, shperblim për pensionistët

Qeveria planifikon të shpërblejë pensionistët dhe disa kategori të tjera që nuk janë administratë publike në fund të vitit. Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe deklaroi të martën gjatë një komunikimi me mediat, pas miratimit nen për nen dhe në tërësi të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2016, se shumë shpejt qeveria do të dalë me një vendim, i cili përcakton masën dhe kriteret për dhënien e shpërblimit për pensionistët dhe disa kategori të tjera që nuk janë pjesë e administratës.

Festat e fundvitit, shperblim për pensionistët

Qeveria, sipas tij, ka autorizuar tre ministritë e linjës për krijimin e fondit special për shpërblimet, konkretisht ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.