Festat e fundvitit/ Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët

24/12/1920:09

Shperndaje:


Këshilli i Ministrave vendos të japë shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Lajmi është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Ajo tha se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim me rastin e festave, para të cilat u morën nga kursimet e shtetit.

“Jepet bonusi për pensionistët 3 mijë lekë. 663 mijë qytetarë përfitojnë 3 minë lekë shpërblim 20 miliardë lekë per rindertimin e banesave, ne po konsolidojmë masat që mund të marrim paraprakisht. Fondin për pensionistët e morëm nga kursimet”, u shpreh Denaj.

Vendimi për dhënien e shpërblimeve për pensionistët u mor në ‘minutat e fundit’, një ditë para festës së Krishtlindjes, pas shumë konsultimeve në kabinetin qeveritar, duke pasur parasysh situatën financiare ku ndodhet vendi pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vlera e këtij fondi që do të shkojë për bonusin e kategorive të cilat marrin pension arrin në 2.4 miliardë lekë. Vendimi për të dhënë shpërblimin e fundvitit sjell edhe aktin e dytë normativ për vitin 2019 lidhur me buxhetin e shtetit. Ky akt normativ tashmë do të kalojë në Komisione dhe Parlament në vitin 2020. Shqiptarja.com


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.