Faqja e Portit Sarandë shndërrohet në reklamues mobiljesh

02/06/1711:54

Shperndaje:


 Prej disa kohësh faqja në web e Portit Sarandë është shndërruar në reklamues mobiljesh.
Kushdo që kërkon të marrë informacione apo të kontaktojë në web me Portin e Sarandës përballet me një realitet të hidhur: Faqja portisarande.com.al ofron vetëm shërbime mobilimi në gjuhën bullgare.
Ende nuk është qartë se kjo është shkaktuar nga ndërhyrja e hakerave bullgarë apo është një abuzim nga operatorët që kanë përzgjedhur autoritetet e Portit Sarandë për hostimin e webfaqes.
E pavarësisht kësaj, ajo që ka rëndësi është se vizitorët e webfaqes së Portit të Sarandës përballen me këtë realitet. 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.