Familjarët e 18-vjeçares: Jemi të shqetësuar, mund t`i ketë ndodhur diçka e tmerrshme

Familjarët e 18-vjeçares së zhdukur në fshatin Kopaçez të Bashkisë Delvinë, në një komunikim me Saranda Web, kanë folur për zhdukjen misterioze .
Motra e saj Gabriela shprehet e shqetësuar për fatin e motrës më të vogël, e cila ndonëse ishte në moshën 18 vjeç, ishte nënë e 2 fëmijëve të mitur.
– Kemi frikë se i ka ndodhur diçka e keqe, Sara nuk mund të largohej nga fëmijët. Do të kishte folur me mua nëse do të ishte larguar me dëshirën e saj, shprehet për Saranda Web motra e saj.
– Më kishte thënë se me bashkëshortin nuk kalonte mirë, por kur e pyesja nëse e kishte dhunuar më përgjigjej jo. Nuk di çfarë të them, kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe, thotë motra e saj.
Ajo apelon për këdo që mund ta ketë parë apo mund të ketë dijeni për diçka të njoftojnë familjarët.
Gjithashtu motra e Sarantines apelon ndaj policisë vazhdimin e kërkimeve dhe hetimeve për këtë ngjarje.

loading...
loading...