Emërohet drejtuesi i ri i Hipotekës në Sarandë

08/03/1912:51

Shperndaje:


Është bërë ditën e sotme emërimi i drejtuesit të të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë. Romina Pulaj, e cila prej 5 vitesh mban funksionin e juristes për zonën e Sarandës në këtë zyrë, do të jetë njeriu që do të vazhdojë punën e lënë në mes nga Armand Hysi, i cili u nda nga jeta pas një ataku kardiak.
Armand Hysi, edhe pse e drejtoi këtë institucion për vetëm 4 muaj, përvec dhënies së hipotekës për 3.500 prona që aplikuan gjatë kohës që ai drejtonte ZRPP Sarandë, arriti të përmbyllte punën dhe të dorëzonte hipotekën për rreth 2.500 dosje pronash të mbetura stok prej kohësh në zyrat e Hipotekës së Sarandës.
Romina Pulaj pas emërimit në këtë detyrë mësohet të jetë shprehur se është një barrë e rëndë që i është ngarkuar, por do të bëj gjithcka për të vazhduar në standartet e vendosura nga Mandi në shërbimin ndaj qytetarëve.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.