“El Pais”- Saranda nga kryeqytet i turizmit, në epiqendër të trafikut të drogës

18/01/1711:52

Shperndaje:


“Bomba” e Spanjës: Saimir Tahiri mbron Klement Balilin, “zotin” e madh të drogës në Ballkan!”Bomba” e Spanjës: Saimir Tahiri mbron Klement Balilin, “zotin” e madh të drogës në Ballkan!
Gazeta spanjolle ‘El Pais” i ka kushtuar një reportazh Klement Balilit, të cilësuar në artikull si “bos i drogës”.
“Bie në sy vargu i hoteleve dhe apartamenteve turistike, të cilat gëlojnë gjatë sezonit turistik të verës. Por muajt e fundit Saranda nuk ka tërhequr vëmendjen si një destinacion pushimi. Qyteti është kthyer në epiqendrën e një rrjeti të trafikimit te drogës dhe kapiteni është një farë Klement Balili.
Dikur drejtor i Transportit të Sarandës, i dyshuar për lidhje të forta me sferat e larta politike dhe administrative të vendit. Shpallja në kërkim u bë në 15 maj të vitit që lamë nga Greqia. Urdhëri për arrestim u dha nga Athina kundër “zotit të madh të drogës në Ballkan”.
Ky arrestim ka helmuar përsëri marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat kurrë nuk kanë qenë të karakterizuara nga përzemërsia.
Kompleksitetin në këtë marrëdhënie fqinjësie e shton prania e një minoriteti grek në territorin shqiptar, si dhe përleshjet e herëpashershme për çështjet kufitare.
Për tu rikthyer sërisht tek Balili, për vendndodhjen e së cilit nuk dihet asgjë. Media greke ka përdorur tituj hiperbolikë në transmetimin e lajmeve duke e cilësuar Balilin si “Pablo Escobar i Ballkanit”, nga ana e CNN Greqia, që ka theksuar në mënyrë të ripërsëritur se Balili ka gëzuar mbrojtje të veçantë dhe “kontakte me politikanë të lartë”.
Ambasada Shqiptare në Athinë mohoi këtë informacion. Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë u cilësua si një nga mbrojtësit e Balilit. Menjëherë pas publikimit të lajmit doli në dritë edhe një video demaskuese e ministrit të Financave, i cili kishte marrë pjesë në hapjen e një hoteli luksoz në pronësi të Balilit
Në nëntor, prokurorët shqiptarë morën nga Greqia një dosje të rëndë prej 10.000 faqesh, për aktivitetet e Balilit dhe një muaj më vonë, kreu i CIA-s, John Brennan, mbëriti në Tiranë.
Kjo vizitë interpretohet si një mesazh i fshehur ndaj autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar në operacionet ndërkombëtare kundër trafikut të drogës. Pavarësisht bastisjeve të policisë Balili vazhdon të jetë i humbur. Nga të gjitha profecitë për stabilitetin në Ballkan mbetet ende shumë për të dalë nga bataku gjeopolitik.”- përfundon artikullin El Pais.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.