EKSKLUZIVE – Ish gjyqtari i Sarandës Rasim Doda : Nasip Naço më ngriti kurth

25/03/1616:59

Shperndaje:


rasim dodaIsh gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda, ka akuzuar sot ish ministrin e drejtësisë, Nasip Naço, për një kurth ndaj tij, kurth që sipas Dodës detyroi prokurorin ta arrestojë dhe të ngrejë akuzën e korrupsionit. Për të vërtetuar këtë pretendim Doda ka paraqitur para gjykatës disa komunikime telefonike të ish ministrit Naço me shtetasin H. B dhe shefit të informatikës së gjykatës Sarandë me kallëzuesin. Këto komunikime, pretendoi Doda, faktojnë se ndërmjet kallëzuesit dhe shefit të IT ka patur njohje të mëparshme çka i jep atij të drejtë të pretendojë se i është ndërhyrë padijeni në kompjuterin e zyrës. Aktualisht ndaj Rasim Dodës janë zhvilluar 19 seanca gjyqësore ndërsa ai akuzohet se kërkoi 80 milion lekë në këmbim të një vendimi në favor të kallëzuesit H. B.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.