EKSKLUZIVE: Hetimet e prokurorisë, ja si ndodhi vrasja e Pajtim Shehut

24/03/1616:12

Shperndaje:


Me date 13.02.2016, ora 01:30, sherbimet e policise gjyqesore te Komisariatit te Policise Sarande jane njoftuar per vjedhjen e baneses se shtetasit {xxx} ne fshatin Shkalle/Konispol dhe per vdekjen e shtetasit {xxx}, i cili eshte qelluar me arme zjarri ne vijim te kesaj ngjarjeje. Menjehere eshte krijuar grupi hetimor, i cili ka shkuar ne vendngjarje dhe ka kryer veprimet e para hetimore.
Eshte pyetur me cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale shtetasi {xxx}, i cili ka deklaruar se rreth ores 21.00 te dt.12.02.2016, se bashku me gruan, pasi kane mbyllur lokalin, jane ngjitur ne banesen e tyre, ku kane rene per te fjetur. Rreth ores 01.00 te nates, gruaja ka ndjere se dikush kishte hyre ne banese, brenda ne dhomen e gjumit dhe ka bertitur

“Çohu,se erdhi hajduti” dhe eshte cuar menjehere e ka pare nje person me rroba te zeza dhe maske ne fytyre, i cili ka dale perjashta nga shtepia dhe eshte larguar. Arqilea eshte cuar dhe ka dale jashte, por nuk ka pare njeri. I ka telefonuar per ndihme shokut te tij {xxx} dhe mandej policise e Spiro Bakallit. Ai ka konstatuar se ne banese i eshte vjedhur nje shume prej 10.000 leke te reja, te cilat i kishte vendosur ne nje kuti orbiti, mbi komodine. Pas kesaj ai ka marre ne telefon {xxx}n, por ka konstatuar se telefoni ishte i fikur. I shqetesuar, ka dale ta kerkoje me bashkefshatare te tjere dhe aty ka mesuar se ishte degjuar nje krisme. Me pas e kane gjetur Pajtimin te pajete, ne anen e poshtme te oborrit te baneses se tij. Sipas tij, Pajtimi eshte vrare nga personi qe i kishte hyre ne banese.
Ne deklarimet e dhena me cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale, shtetasja Margarita Poçi ka deklaruar se:
“…rreth ores 00.30 ose 01.00 kam qene ne gjume ne dhomen e gjumit,se bashku me burrin tim Arqile Poci dhe prane kokes se krevatit kam nje komodine te vogel, kisha vendosur disa leke te holla dhe i kisha lene ne nje karton, pasi levizen ato une ndjeva dhe pashe nje djale me trup te shkurter 160 cm dhe jo shume i shendoshe, qe mbante veshur rroba te zeza dhe nje kokore te zeze…bertita “hajduti-hajduti”, ai mori leket dhe u largua me vrap.Me pas une u ngrita nga krevati dhe shkova te mbyllja deren , ndersa burri filloi te merrte ne telefon kryeplakun e fshatit Spiro Bakalli dhe {xxx}.Me pas burri im doli perjashta shtepise, po kontrollonte, ndersa une isha brenda ne shtepi dhe bertisja nga frika. Vjen burri ne shtepi dhe me thote qe nuk po me del Pajtimi ne telefon. Pak me vone vjen dhe gruaja e tij Mirela, e cila po kerkonte, me vone u mblodhen te gjithe burrat e fshatit per te kontrolluar per Pajtimin , ku pas disa kerkimesh e gjeten Pajtimin te vdekur…Nuk degjova krisma, pasi isha brenda ne shtepi, ndersa ata qe kane qene perjashta, kane degjuar te gjithe.”
Nga ana e grupit hetimor eshte realizuar kqyrja e kufomes {xxx}, ku eshte mbajtur edhe procesverbali perkates dt.13.02.2016, ora 07.30. Nga ekzaminimi i kufomes eshte konstatuar nje vrime hyrje tejshpuese dhe nje vrime dalese ne pjesen e pasme te kokes.Gjate kqyrjes, jane marre me cilesine e proves materiale, nje bluze me ngjyre blu , me material pambuku, me menge te gjata, me 3 kopsa tek pjesa e siperme, si dhe sende personale te gjetura ne pantallonat e kufomes: 2 cakmake, nje lidhje metalike me 7 celesa, nje telefon Nokia i thjeshte, nje thike me bisht druri.
Ne kuader te hetimeve, jane kqyrur dhe marre si prova materiale pamjet filmike te 2 prej kamerave te instaluara ne lokalin e shtetases Jorgulla Koça.
Eshte kqyrur telefoni celular i shtetasit Spiro Bakalli, ku jane gjetur nder te tjera:
– thirrjet e bera me dt.13.02.2016 prej tij kundrejt numrit 0695420457 te regjistruar me emrin Inspektori , ora 0126 dhe 0118, dhe numrit 129, ne oren 0130 dhe 0120.
-thirrje te marra me dt.13.02.2016 nga numri 0695420457 te regjistruar me emrin Inspektori, ne oret 0526,0520,0504, dhe nga numri 0683136461, te regjistruar me emrin Leja Poci, ne oret 0315, 0134, 0120, 0118, 0116.
Eshte sekuestruar telefoni celular i markes Alkatel, me karte sim te kompanise celulare Vodafone, me numer 0694305428, pa kod pin te kartes dhe te telefonit, si dhe nje xhup me ngjyre te zeze, me mbishkrimin INFO xhakec, te stampuar nga ana e brendshme , poshte jakes.
Gjithashtu, jane sekuestruar me cilesine e proves materiale: nje leve hekuri me gjatesi 72 cm, nje bateri me mbishkrimin YASA, nje elektrik dore i vogel me ngjyre te verdhe, 22 monedha metalike shqiptare, nje xhup mushamaje me ngjyre blu te erret, te cilet jane derguar per ekzaminim shkencor.
Lidhur me kete ngjarje, jane shoqeruar ne ambientet e Komisariatit per t’u pyetur nje sere shtetas, te cileve u jane marre mostra per faktore plotesues te qitjes, te cilet i jane derguar per ekzaminim Drejtorise se Policise Shkencore.
Ne Akt-ekspertimin Kimik te mbetjeve te qitjes Nr.1306, dt.14.02.2016, ekspertet kriminaliste A.Hoxha e N.Duraj, kane konkluduar se:
“Ne shiritin ngjites me te cilin eshte marre material me ngjitje ne doren e majte te shtetasit {xxx}i u evidentua prania e nitrateve e nitriteve , te cilat jane te pranishem edhe te mbetjet e qitjes me prejardhje nga barutet.
Ne te gjithe shiritat e tjere ngjites objekt ekspertimi, nuk u evidentua prani e nitrateve dhe nitriteve, te cilat jane te pranishem edhe te mbetjet e qitjes me prejardhje nga barutet.”.
Ne te tilla rrethana, me dt.15.02.2016, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Sarande ka nxjerre Urdher per ndalimin e menjehershem te shtetasit {xxx}i, si i dyshuari per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 141 dhe 278 te K.Penal.Ky urdher eshte ekzekutuar me dt.15.02.2016, ora 1720 .
Ne deklarimet e dhena me cilesine e te ndaluarit, shtetasi {xxx} ka deklaruar nder te tjera se ai nuk ka lidhje as me vjedhjen e baneses se shtetasit {xxx} dhe as me vrasjen e shtetasit {xxx}. Sipas tij autor i vrasjes eshte shtetasi me emrin “Agim” , me origjine nga nje fshat i Elbasanit, i cili ka ardhur per te punuar ne fshatin Shkalle para 3-4 vitesh dhe ka qendruar ne nje barake ne pronesi te shtetasit Enver Musta. Prej 1 viti ai eshte larguar nga fshati, per shkak te disa vjedhjeve qe ka bere ne kete fshat. Ai ka shpjeguar se naten e ngjarjes, rreth ores 0100 – 0105, pasi shtetasi Sulejman Telushi ka telefonuar djalin e tij dhe i ka treguar per vjedhjen e ndodhur ne banesen e shtetasit Arqile Poci, ka dale nga banesa e vet, me ate veshje qe ishte ne ato caste dhe ka shkuar fillimisht ne dyqanin e tij, per te pare se mos i ishte hapur dyqani. Kur ka shkuar ne katin e dyte te dyqanit, ka dale ne nje cep te ballkonit dhe prej andej, afer shtepise se Arqilese, ne nje distance ajrore prej 5-7m nga ballkoni, ka vene re nje person trupshkurter e te dobet, me xhup te zi, pantallona te zeza, dorashka te zeza ne duar e kapuc te zi ne koke, me dy vrima te hapura te pjesa e syve, qe gjysme i perkulur, ecte me hapa te ngadalte dhe mbante ne dore nje kuti tip kartoni. Ky person eshte hedhur ne kopshtin e baneses se pabanuar te Petrit Hyses dhe ka marre drejtimin per nga oborri i baneses. Sapo Ajeti ka nisur te zbrese shkallet, ka degjuar nje ze qe foli “Prap’ ti je o Agim qeni?” dhe menjehere pas kesaj ka degjuar nje krisme teke, te thate, e cila duhet te ishte krisme pistolete. Ai nuk e ka njohur kujt i perkiste zeri dhe nuk i ka treguar njeriu per te. Menjehere ka zbritur poshte te rruga dhe aty ka takuar shtetasen Jorgulla Kaci, e cila e ka pyetur cfare kishte ndodhur dhe ai i kishte thene per vjedhjen qe kishte ndodhur.Ata kane shkuar te shtepia e Arqilese dhe te porta kane takuar Margariten, e cila i kishte treguar si kishte ndodhur. Me pas ka ardhur Arqilea, i cili i ka treguar se nuk po arrinte te lidhje dot me Pajtimin. Ajeti i ka treguar per krismen qe kishte degjuar dhe ata kane nisur te kerkojne Pajtimin. Aty kane ardhur dhe shume bashkefshatare te tjere dhe jane ndare ne grupe, per te kerkuar. Ne keto caste te rruga ka kaluar nje makine tip fuoristrade, me targa greke, e cila ka shkuar deri matane kishes , 500 metra poshte shtepise se Arqilese dhe eshte larguar nga rruga e Sarandes. Per kete eshte njoftuar prej tij edhe punonjesi i policise Mirlan Bejko, i cili po vinte nga rruga e Sarandes. Me vone ai ka mesuar nga punonjesi i policise se eshte arritur te gjendet dhe te ndalohet ne Konispol makina, e cila i perkiste dhendrit te {xxx},nga Tirana. Pas nje ore e gjysme kontrolli, atij i ka telefonuar djali i tij , Xhustjanoja, i cili kishte dale nga shtepia 5-10 minuta pas tij dhe ishte me grupin qe kishin zbritur te rruga nga shkolla ne drejtimin nga ishte degjuar krisma. Djali i ka thene se kane gjetur kufomen. Ai ka shkuar ne vendin ku ishte gjetur kufoma, ku ndodheshin edhe persona te tjere dhe ka njoftuar ne telefon Mirlan Bejkon per gjetjen e kufomes. Me pas aty ka ardhur policia.
Shtetasi {xxx} ka deklaruar gjithashtu se me Pajtimin nuk fliste, per shkak te nje sherri qe kishin pasur vajzat e tyre dhe se Pajtimi mendonte qe ky e kishte kallezuar per vjedhje te energjise elektrike. Ndersa dyshimet e tij se vrasjen e kishte kryer Agimi, buronin nga fakti se kishte degjuar zerin qe kish thene “Prap ti o Agim qeni?” e mandej krismen, si dhe nga e kaluara problematike ne fshat e Agimit dhe perputhja midis karakteristikave fizike te Agimit me ato te personit te maskuar qe kishte pare ai dhe shtetasja Margarita Poci.
Ai ka shpjeguar se nuk i kishte treguar njeriu per cka kish degjuar nisur nga frika se per shkak te marredhenieve jo te mira te tij me Pajtimin, do mendonin se vrasja ishte kryer prej tij dhe gjithashtu, lidhur me shenjat qe i kish bere gruas dhe djalit ne ambientet e komisariatit, ka shpjeguar se u ka bere me shenje qe te mos flisnin, pasi e dinte qe ambientet pergjohej.
Persa i perket faktoreve plotesues te qitjes te gjetura ne duart e tij, ai ka shpjeguar se ato duhet te kene mbetur ne duart e tij per shkak te perdorimit te ekspresit per berjen e kafeve eksperes dhe turke, si nje dite para ngjarjes, ashtu edhe nje dite pas ngjarjes.
Nderkaq, sikurse del nga permbajtja e disa akteve te fashikullit hetimor, rezulton se ne deklarimet e para te dhena prej tij, shtetasi {xxx} ka deklaruar se ka qene ne shtepi me djalin duke pare nje film ne sallon dhe ne momentin qe djalin e ka njoftuar shtetasi Sulejman Telushi ne telefon per vjedhjen e ndodhur, Ajeti ka dale menjehere ne ballkonin e shtepise se tij, e cila ndodhet perballe lokalit dhe aty ka degjuar nje krisme arme. Menjehere eshte veshur dhe ka shkuar ne lokalin dhe dyqanin e tij, per te pare se mos hajduti kishte hyre edhe aty. Prej andej ka shkuar ne shtepine e Arqilese dhe aty ka marre vesh se Pajtimi nuk pergjigjej ne telefon. Bashke me personat e tjere qe ndodheshin aty, jane ndare ne dy grupe per te kerkuar Pajtimin, derisa e kane gjetur te vrare me arme zjarri .
Nga aktet e ndodhura ne fashikullin e procedimit penal, sipas prokurorisë,  rezulton se ekziston dyshim i arsyeshem se tek i ndaluari ka elemente te ekzistences se faktit kriminal, pasi i ndaluari Ajet Selmani  ka qene nder personat e pare qe ka gjetur viktimen {xxx}, eshte shfaqur konfuz dhe kontradiktor ne deklarimet e dhena perpara organit te akuzes, qofte persa i perket vendndodhjes se tij ne momentin e degjimit te krismes, qofte persa i perket arsyes se pranise se faktoreve te qitjes, te gjetura vetem tek ai dhe tek asnje person tjeter. Ai ka pasur marredhenie jo te mira ne viktimen dhe me personin te cilit i eshte vjedhur banesa, shtetasin {xxx}, ka qene i vetmi qe pretendon se ka degjuar zerin qe ka thene pak sekonda para se te degjohej krisma “Prape ti qenke o Agim qeni?” dhe i vetmi qe ka permendur si autor te vjedhjes dhe vrasjes shtetasin Agim nga Elbasani. Gjithashtu, ne deklarimet e dhena me cilesine e te ndaluarit, ai ka deklaruar se ia ka bere me shenje gruas dhe djalit qe te mos flisnin, pa qellim, pasi e dinte qe komisariati monitorohej dhe pergjohej…:!!?
.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.