Edmond Zejno, deputeti sarandiot që zëvendëson Dashamir Tahirin

29/12/1617:59

Shperndaje:


Edmond Zejno do të jetë deputeti më i ri i Parlamentit. Pas vendimit që mori sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për deputetin Dashamir Tahiri, tani pjesë e grupit parlamentar të PD, vendin e tij do ta zërë numri 2 i listës së PDIU për Qarkun Vlorë. Ai është Edmond Zejno nga Saranda.
Zejno gjatë fushatës së 2013 zhvilloi një fushatë të fuqishme në Sarandë dhe Delvinë me shpresën se PDIU do të arrinte të merrte 2 mandate në Qarkun e Vlorës. Edhe drejtuesit e PDIU ia lanë atëherë Edmond Zejnos gjithë barrën e fushatës elektorale në Sarandë dhe Delvinë.
PDIU arriti të merrte në zonat e Sarandës dhe Delvinës rreth 2200 vota.
Mbetet ende e paqartë se cili do të jetë qëndrimi i deputetit të ri në marëdhëniet me PDIU. Kujtojmë se PDIU në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 hyri në zgjedhje si pjesë e kualicionit të djathtë, ndësa tani është bërë pjesë e qeverisjes së majtë.   edmond-zejno-sr

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.