Edi Rama shpërndan leje legalizimi në Finiq

23/04/1715:27

Shperndaje:


Capture-28Kryeministri Rama ishte në Bashkinë e Finiqit ku shpërndau disa leje legalizimi për minoritetin grek. Këtë të fundit e ftoi që të bëjë kujdes nga ata që mundohen të krijojnë përçarje etnike, ndërsa duke komentuar situatën politike, shprehu keqardhje për çfarë ai e konsideroi si kundërvënie të Partisë Demokratike ndaj Perëndimit.
Mes minoritetit grek në Bashkinë e Finiqit, Edi Rama shprehu keqardhje për qëndrimin e Partisë Demokratike të cilin Kryeministri e lexon si kundërvënie ndaj partnerëve perëndimorë.
Në 18 qershor ka dy zgjedhje, sipas Kryeministrit. Minoritetin e ftoi të bëjë kujdes ndaj atyre që duke shfrytëzuar tensionet politike, mundohen të krijojnë përçarje dhe konflikte etnike.
Prezencën e tij në Finiq, Kryeministri e cilësoi edhe si një sfidë morale, ndaj atyre që ai i konsideroi si shpifje në lidhje me raportin e Qeverisë së tij me minoritetin. Edi Rama ka premtuar për minoritetin grek Zyrë Arsimore. 
 Si gjithmonë, nuk kanë munguar batutat me banorët që merrnin lejet e legalizimit, ku një grua nuk ka dashur të flasë kur mori lejen e legalizimit, duke i thënë madje se burri ishte duke protestuar në Çadër.  

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.