E pabesueshme: Gjetën portofolin me para dhe e dorëzuan !

20/06/1715:54

Shperndaje:


Një cift nga Ksamili ditën e sotme kanë kryer vertetë një akt qytetar, nga ato të cilat rrallë kemi patur rastin t`i dëgjojmë.
Cifti Mihasi ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumentash, por pavarësisht se kanë lexuar në Saranda Web njoftimin se personi që i kishte humbur kishte vendosur si shpërblim për kthimin e dokumentave mbajtjen e të gjithë shumës së parave, ata kanë telefonuar në Saranda Web dhe kanë njoftuar gjetjen e portofolit dhe gatishmërinë se do t`ia dorëzojnë portofolin me gjithcka ka patur brenda.
Para pak castesh personi që  kishte humbur portofolin, një taksixhi i njohur në qytet, ka marrë në dorëzim nga cifti Mihasi portofolin me dokumenta dhe gjithë shumën e parave që kishte brenda.
Një veprim që fjala akt qytetar është shumë pak për ta vlerësuar.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.