Dy vjedhje gjatë natës së kaluar

13/04/1717:53


Dy vjedhje gjatë natës së kaluar.
Në fshatin Aliko mësohet se është vjedhur me thyerje banesa e një 50-vjecareje.
Hajdutët kanë arritur të marrin nga shtëpia disa bizhuteri dhe një sasi lekësh.
Policia e Sarandës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një tjetër vjedhje ka ndodhur në qytetin e Sarandës, në lagjen Nr. 1.
Mësohet se është vjedhur me thyerje banesa e një 67-vjecareje, banuese në Kosovë.
Hajdutët kanë arritur të marrin nga banesa vetëm një televizor.
Edhe për këtë rast policia e Sarandës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.