Djegia e 2 automjeteve në Muzinë, inskenim. Zbardhen shkaqet

Djegia e 2 automjeteve në Muzinë, inskenim. Zbardhen shkaqet.
Policia e Sarandës ka arritur të zbardhi ngjarjen e 2 ditëve më parë, ku në Muzinë u raportua për përplasjen dhe djegien e 2 automjeteve.
Sipas policisë, 2 personat banues në Kroaci e Ferizaj Kosovë, që udhëtonin me kamion kanë kaluar në Pikën doganore të Morinës pa zhdoganuar kamionin me këpucë.
Por mesa duket ata ishin pikasur për veprimin dhe në vendin e quajtur ish “Miniera e kripës”, Finiq, kanë inskenuar përplasjen e kamionit me mjetin tip “Volksvagen” ku si pasojë, janë djegur dy mjetet dhe këpucët.
Policia e Sarandës për ngjarjen ka referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe të tre personat do të përballen me Nenet 161, 174 e 290 të Kodit Penal.

loading...
loading...