Ditë të akullta edhe për Sarandën, termometri deri në -9°C

Dita e sotme në Sarandë karakterizohet me vranësira dhe shi, por nga pasditja moti do të kthjellohet dhe gjatë natës temperatura pritet të shkojë deri në -5°C.
Gjatë ditës së shtunë temperatura më e lartë në Sarandë pritet të jetë vetëm +2°C, cka do të thotë se Saranda do të jetë nën mbretërinë e akullit.
Mesnata e të shtunës dhe duke u gdhirë e diela do të jetë nata më e ftohtë, ku termometri do të shënojë -9°C.
Megjithëse temperaturat duke filluar nga e hëna pritet të zbuten gradualisht, gjatë natës ato do të zbresin nën zero deri të shtunën e 14 janarit, ku parashikohet edhe të rikthehen reshjet e shiut.moti-janar 

loading...
loading...