Dhunon fizikisht babain, arrestohet personazhi i denoncimit të vajzës nga Saranda për abuzimin seksual

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar D. R. 34 vjeç, personazhi i cili bindi vajzën nga Saranda të kryente denoncimin ndaj Bajram Tushës për abuzim dhe marëdhënie seksuale.

Sipas Policisë, 34-vjeçari është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij.
Denoncimi ndaj 34-vjeçarit është bërë pasditen e djeshme rreth orës 19:00 ku babai  është paraqitur në Komisariat për denoncuar sipas tij dhunën fizike në mënyrë të përsëritur ndaj të 2 prindërve të ushtruar nga i biri.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Sarandës.