SHARE

I dha në përdorim automjetin bullgares, arrestohet sarandioti.
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se ka ka arrestuar një 53-vjecar nga Saranda, pasi sipas policisë, ishte shpallur në kërkim ditën e djeshme për “Trafikim të narkotikëve, mbetur në tentativë” në Qafë-Thanë Korçë.
Policia e Sarandës nëpërmjet shkëmbimeve të informacionit me DVP Korçë, kanë bërë arrestimin e tij në qytetin e Sarandës, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë Korçë, ku u bllokua mjeti tip Benz me targë BL 987 TS, me drejtuese shtetasen bullgare Maria Piskova Kurtanovic, 28 vjeçe (arrestuar), në të cilin u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike prej 5.6 kg, e dyshuar si Cannabis Sattiva (21 pako).
Policia e Sarandës bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij 42 vjeç, i kanë dhënë në përdorim shtetases bullgare, mjetin e mësipërm tip Benz.

loading...
loading...