Detaje të reja për vrasjen e rojes së karburantit në Sarande

06/11/167:34

Shperndaje:


Sarandë
Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, është qëlluar me çifte dhe për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.
Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj.
Policia: Rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person (ende i paidentifikuar), i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me “Çifte” punonjësin e kësaj pike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.