Dërgohet i vdekur në spital 21-vjeçari rom, vritet në rrethana misterioze

15/07/2019:55

Shperndaje:


Një i ri 21-vjeçar nga komuniteti rom është vrarë në Gjirokastër në rrethana misterioze.
I riu është sjellë nga persona të panjohur në spitalin rajonal të Gjirokastrës, të cilët janë larguar menjëherë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Zinxhira, ndërsa në trupin e tij mjekët kanë konstatuar plagë në kokë në zonë e ballit, që mendohet se mund t’i ketë marrë dhe jetën.
Nga plaga mendohet se i riu është goditur me sende të forta në kokë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetime për zbardhjen e identitetit dhe shkaqeve të vrasjes së 21-vjeçarit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.