Deputeti demokrat: Rama ka urdhëruar shkuljen e administratës nga Saranda

14/02/1919:27

Shperndaje:


Rama ka urdhëruar administratën e Vlorës dhe Sarandës të paraqitet me detyrim në antimitingun e Vlorës. Ky është denoncimi që ka bërë deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, njëherësh edhe i deleguar i qendrës për Sarandën.
Kadilli madje shkruan se për Sarandën situata është akoma edhe më e rëndë, pasi “Në Sarandë, jo vetëm administrata por edhe edukatoret e kopshtit janë kërcënuar me heqje nga puna nëse mungojnë”
E ndërsa opozita të shtunën 16 shkurt ka vendosur të protestojë përpara kryeministrisë, Kryeministri Rama ka vendosur për të zhvilluar një takim në Sheshin e Flamurit në Vlorë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.