Dëmtohet rruga Orikum – Llogora, fenomeni përsëritet prej vitesh

23/12/1511:35

Shperndaje:

Dëmtohet rruga Orikum – Llogora, fenomeni përsëritet prej vitesh

Prej disa ditësh, rruga Orikum – Llogora, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë, ka nisur të dëmtohet si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Kjo dukuri reflektohet në çarjet e thella të bazamentit të rrugës, në rënien e hapësirave të mëdha të shtresave të saj në një vend, ndërkohë që në disa pika të tjera plasaritjet e asfaltit janë ende në fazën fillestare, por shumë shpejt ato me siguri do të thellohen. Ky fenomen që përsëritet prej vitesh, e ka kthyer këtë segment rrugor në një hapësirë ku vazhdimisht investohet për mirëmbajtjen, por me një kosto të lartë. Situata të tilla në këtë zonë përsëriten në mënyrë ciklike dhe po në mënyrë ciklike hidhen fonde për riparimin.

Në prag të nisjes së sezonit të kaluar veror, Këshilli i Qarkut ndërhyri përmes një fondi për normalizimin e shtratit të kësaj rruge, e cila rrezikohej të shembej plotësisht dhe të bëhej e pakalueshme për automjetet. Por, tani, 6 muaj më pas, fenomeni i dëmtimit shfaqet sërish. Specialistët shprehen se, rrëshqitjet masive të shtresave të tokës në këtë zonë, mes fshatit Dukat Fushë e Llogorasë, janë një fenomen i njohur. Për shkak të tij, është ndërhyrë disa herë në shtratin e kësaj rruge që është dëmtuar shpesh, aq sa, 4 vjet më parë një segment i saj u rikonstruktua tërësisht, duke u zhvendosur nga aksi i mëparshëm dhe duke u përforcuar me bankina betoni në të dy krahët, kundrejt një fondi të konsiderueshëm financiar.

Nga ana tjetër, specialistët shprehen se, këtë dukuri e favorizon edhe dëmtimi i mjedisit pyjor në shpatet e kodrinave që përfundojnë në luginën e lumit Izvor. Përgjatë viteve, pishat dhe pemët e tjera të larta janë prerë duke e zhveshur tërësisht terrenin. Aktualisht, është realizuar mbjellja e pemëve në të dy krahët e rrugës, por kjo masë vlerësohet e pamjaftueshme


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.