Demokratët e Sarandës i përgjigjen ftesës së Bashës. Jemi gati për luftë

24/02/1712:57

Shperndaje:


Demokratët e Sarandës janë të parët që i janë përgjigjur ftesës së Lulzim Bashës për luftë.
Megjithëse demokratët në Sarandë nuk janë ndier gjatë 4 viteve të pushtetit të socialistëve, deri në pikën ku qytetarët kishin krijuar bindjen se në Sarandë ka një paktë heshtjeje midis demokratëve dhe socialistëve, ata janë të parët që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Bashës.
Jemi gati për luftë janë shprehur demokratët e Sarandës, por pa zbuluar se cilat do të jenë format e luftës së tyre.
Më herët Basha u shpreh në cadrën e protestës se: “Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen, ku nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër, por qëllojini me grusht”, tha Basha.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.