Del nga harresa pema e Piperit e mbjellë nga Naim Frashëri

02/07/2017:28

Shperndaje:


Pema e Piperit në Sarandë ka nisur të marrë frymë… Gurët e mermerit përreth saj u hoqën sot nga punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit, ndërsa rrënjët do të plehërohen.

Pema e Piperit në qendër të Sarandës, mbjellë nga Naim Frashëri 145 vite më parë, ishte braktisur, madje në qytet qarkullonte më shumë si legjendë.
Pak kush e dinte se Rilindasi Naim Frashëri kishte mbjellë dy peme piperi në vitin 1875, kohë kur punonte në doganën e Sarandës.

Njëra prej tyre nuk i rezistoi kohës. Autoritet vendore u vunë në lëvizje pas shkrimit në Shqiptarja.com. Pema e Piperit ndodhet tek godina e rrënuar e bar lulishte “Butrinti”. Puna e sapo nisur e bashkisë së Sarandës duhet të pasojë me pastrimin e mbeturinave. Puna do vazhdojë me vendosjen e tabelave orientuese për turistët. 

Pema e Piperit në qendër të Sarandës, mbjellë nga Naim Frashëri.

Që prej gati 150 vitesh, aty, mu në zemër të Sarandës, vazhdon të mbahet ende e fortë një pemë shekullore piperi.
Është Pema e Naimit, e cila, e lënë në harresë, kërkon të ruajë kujtimin e ekzistencës së saj… Falë duarve që e mbollën, të poetit tonë të madh, Naim Frashëri.


Edhe pse rrotull mungojnë tabelat e informacionit për ta identifikuar këtë pemë. Pema duhet të ishte një monument në mbrojtje. Nga historia e kaluar gojë më gojë dihet se fidanët e saj kanë ardhur nga Maroku. Dhe janë mbjellë nga poeti Naim Frashëri. Naim Frashëri në vitet 1874-1876 ka punuar si doganier në Sarandë.


Për ta parë nga afër këtë pemë, i vetmi orientim që mund t’iu gjendet, është nga banorët e zonës… Të cilët do tu drejtojnë aty e ndoshta do tu flasin edhe pak fjalë edhe për historikun e pemës.


Pema e piperit vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Naimit… Duke qëndruar kryelartë e duke pritur vizitorët të vijnë të pushojnë qoftë edhe pak caste nën hijen e saj… Për tu mësuar atyre se të mirat që mbillen si fara në tokë, rriten dhe lulëzojnë përgjithmonë…


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.