Cruisecritic: Saranda, destinacioni i ri i kroçerave

06/02/1719:34

Shperndaje:


Shqipëria është përcaktuar si një nga destinacionet më interesante për udhëtimet me kroçerë, që do të jenë një trend i vërtetë për 2017-n.
Cruisecritic ka realizuar një listë me destinacionet më “hot”, ku në vendin e gjashtë është renditur edhe Shqipëria, me Sarandën, duke e quajtur “portin e ri”. “Shqipëria, në mënyrë të veçantë është vënë në ‘radarin’ tonë”.
Riviera e vendit pritet të ketë një fluks të madh kroçerash në vitin 2017. Për shkak të afërsisë me Malin e Zi dhe Greqinë, vendi parashikohet të ketë një rritje të numrit të anijeve të mëdha me vela që do të ankorohen në Portin e Sarandës. Pasagjerët nuk do të zhgënjehen nëse vizitojnë qytetin, pasi në të mund të gjejnë ushqim deti të freskët, plazhe me gurë dhe të pashkelur. Nëse jeni në kërkim të tureve kulturore, pranë Sarandës gjendet Butrinti, që është pasuri botërore që mbrohet nga UNESCO. Linja e kroçerave, si Holland America, ofrojnë ekskursione që përfshijë vizita edhe në këtë park.
Linja të tjera që e kanë përfshirë Rivierën shqiptare janë Cunard, MSC Cruises, P&O Cruises dhe Thomson Cruises, shkruan Cruisecritic.
Në listë përfshihen destinacione interesante nga Arktiku në Amazon, por edhe fqinjët tanë Kroacia, Greqia, nga më ekzotiket te vendet me kosto më të ulët.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.