COVID-19/ 7 qytetarë humbën jetën dhe 284 u infektuan në 24 orët e fundit

27/10/2016:29

Shperndaje:


Kjo e martë ka shënuar një rekord viktimash në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë të prekur nga COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 284 persona.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 103 pacientë, duke e çuar në 10 mijë e 808 numrin total të të rikuperuarve nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 487.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 278 testime, ndërkohë në total prej muajit mars janë kryer 119 mijë e 607 teste për të dyshuarit me COVID, ku prej tyre 19 mijë e 729 kanë rezultuar pozitivë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.