Ç’do të ndodhë me shkollat në këtë moment të rritjes së infektimeve me COVID?

23/11/209:52

Shperndaje:


Gjatë konferencës për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtuesja e këtij komiteti, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u pyet edhe në lidhje me ndonjë vendim të mundshëm për mbylljen e shkollave duke qenë se situata me shifrat e epidemisë në vend po përkeqësohet.
“Sa i përket shkollave Komiteti e ka vëmendjen tek mirëqenie e fëmijë. incidenca nuk është rritur prej shkollave.

Në bazë të shifrave do të shikojmë se ç’do të bëjmë.
I kemi monitoruar veçanërisht shkollat që nga 14 shtatori.
Nuk kemi parë ndonjë ndikim të rëndësishëm në shifrat e pandemisë nga hapja e shkollave.
Në shifrat aktuale, nuk diskutohet mbyllja e sistemit parauniversitar”, tha Rakacolli


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.